Lidhje

Zyrtarë libianë të Gadhafi-it thonë se po bisedojnë me rebelët

  • Zëri Amerikës

Zyrtarë libianë të Gadhafi-it thonë se po bisedojnë me rebelët

Zyrtarë libianë të Gadhafi-it thonë se po bisedojnë me rebelët

Zyrtarë qeveritarë libianë të Moammar Gadhafi-it pohuan se kanë zhvilluar bisedime me udhëheqësit e opozitës lidhur me përfundimin e konfliktit 4 mujor.

Agjencia e Lajmeve The Associated Press citon zëvendës-ministrin e Jashtëm Khaled Kaim të ketë thenë sot se këto bisedime kanë vazhduar për 2 muaj. Nuk është e qartë nëse në këto bisedime është ndërlikuar edhe Këshillin Kombëtar Kalimtar i cili i ka përfaqësuar kryengritësit në diplomacinë ndërkombëtare.

Ndërkohë, udhëheqësi i NATO-s mbrojti misionin e aleancës në Libi gjatë një vizite në Rusi, e cila i ka kritikuar sulmet ushtarake të NATO-s si një ndërhyrje që ka tejkaluar mandatin e Kombeve të Bashkuara.

Sekretari i përgjithëshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen foli sot në qytetin rus Sochi ku ai po diskuton çështjen libiane me Presidentin rus Dmitri Medvedev dhe Presidentin e Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.

Rusia nuk votoi në rezoluten e Këshillit të Sigurimit të OB-së në muajin Mars, rezolutë kjo që i dha NATO-s mandat për të mbrojtur me mjete ushtarake civilët në Libi. Tani që NATO-ja i ka shtuar sulmet ajrore në mbështetje të forcave kryengritëse , Rusia tha se NATO-ja po i tejkalon qëllimet e OKB-së. Bisedimet në Rusi po zhvillohen ndërkohë që i biri i Gadhafit paralajmroi se familja nuk do të dorëzohet e as nuk do të largohet nga Libia.

XS
SM
MD
LG