Lidhje

Zyrtarët amerikanë ekstradojnë një grua boshnjake të akuzuar për krime


Sarajevo
Sarajevo

Shtetet e Bashkuara ekstraduan një grua myslimane të Bosnjes, e cila dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen e civilëve kroatë në Bosnje dhe të burgosurve të luftës mes viteve 1992-1995.

Me anë të një deklarate, prokurorët e Bosnjes thanë sot se Shtetet e Bashkuara kishin ekstraduar Rasema Handanoviçin, e cila u arrestua sapo mbërriti në Sarajevë.

Handanoviç ishte pjesë e njësisë speciale "Zulfikar" e ushtrisë boshnjake, madje besohet të ketë marrë pjesë në një sulm kundër fshatit kroat Trusina në Bosnje në vitin 1993. Ajo akuzohet se vrau personalisht disa prej 18 civilëve kroatë dhe 4 robërve të luftës, që humbën jetën në këtë sulm.

Handanoviç erdhi në Shtetet e Bashkuara pas luftës dhe banonte në shtetin Oregon, ku u arrestua në muajin prill me kërkesën e prokurorëve boshnjakë.

Edin Dzeko, një ushtar tjetër i akuzuar për pjesëmarrje në këto vrasje, u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara në Bosnje në fillim të muajit për t’u përballur me akuzat.

XS
SM
MD
LG