Lidhje

Autoriteti i përkohshëm i Libisë thotë se ka marrë nën kontroll qytetin Saba


Autoriteti i përkohshëm i Libisë thotë se ka marrë nën kontroll qytetin Saba
Autoriteti i përkohshëm i Libisë thotë se ka marrë nën kontroll qytetin Saba

Zyrtarët e autoritetit të përkohshmëm të Libisë thanë se forcat e tyre kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit në shkretëtirë Saba, një nga fortesat e fundit të Moamar Gadafit.

Zyrtarë të Këshillit Kombëtar Kalimtar thanë sot se forcat anti-Gadafi po përballen ende me pak rezistencë, por ata kanë nën zotërim pjesën më të madhe të qytetit.

Megjithatë, forcat e autoritetit të përkohshmëm libian po hasin vështirësi në dëbimin e njerëzve besnikë të Gadafit nga qytetet Bani Walid dhe Sirte.

Burime prej shërbimeve mjekësore thanë se kryengritësit libianë të autoritetit të përkohshëm po pësojnë humbje të rënda në njerëz atje dhe se luftimet pranë qytetit të lindjes së ish-udhëheqësit Gadafi të martën, shkaktuan 3 të vrarë midis forcave të Këshillit Kombëtar Kalimtar.

XS
SM
MD
LG