Lidhje

Zyrtarët e BE-së dhe FMN-së shkojnë sot në Greqi për reformat ekonomike

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët e BE-së dhe FMN-së shkojnë sot në Greqi për reformat ekonomike

Zyrtarët e BE-së dhe FMN-së shkojnë sot në Greqi për reformat ekonomike

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar do shkojnë sot në Greqi për të kontrolluar përparimet në reformat ekonomike atje.

BE-ja dhe FMN-ja po i huazojnë Greqisë 136 miliard dollarë për të shpëtuar ekonominë e saj të rënduar nga falimentimi.

Ministri grek i financave George Papaconstantinou tha për gazeten greke Investor’s World se besonte se vendi i tij i kishte plotësuar kushtet e nevojshme për këstin tjetër të huasë masive. Ai tha se paketa greke e reformës ekonomike, shkurtimi i shpenzimeve dhe ndryshimet në sistemin e pensioneve po sjellin rezultate.

Greqia e gjeti veten në borxhe të thella dhe me një defiçit masiv në fillim të këtij viti dhe kishte nevojë për një ndihmë shumë të madhe financiare për të parandaluar probleme edhe më të thella.

Problemet financiare të atij vendi çuan në rënien e vlerës së euros. Po ashtu, shtuan shqetësimet mes investorëve rreth problemeve financiare në ekonomitë e tjera të trazuara të Bashkimit Evropian, përfshi Spanjën, Portugalinë dhe Irlandën.

XS
SM
MD
LG