Lidhje

Zyrtarët e financave diskutojnë në Marsejë për ekonominë botërore


Zyrtarët e financave diskutojnë në Marsejë për ekonominë botërore
Zyrtarët e financave diskutojnë në Marsejë për ekonominë botërore

Ministrat e Financave dhe drejtorët e bankave qendore të vendeve më të zhvilluara të botës po takohen në Marsejë të Francës për të diskutuar mënyrat për gjallërimin e ekonomisë së tronditur botërore.

Zyrtarët e grupit të shtatëshes dhe Rusia filluan ditën e dytë të bisedimeve, me premtimin për ndihmë ndaj vendeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore pas kryengritjeve të pranverës arabe.

Zyrtarët nga Libia, Egjipti, Jordania, Maroku dhe Tunizia po u shpjegojnë vendeve të G-8 planet për të nxitur ekonomitë e vendeve të tyre dhe po dëgjojnë për ndihmat që mund të presin nga fuqitë e mëdha ekonomike.

Lajme jo të mira ekonomike kanë goditur shumicën e vendeve të G7-s, përfshirë Britaninë e Madhe, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara. Në një raport të botuar të enjten nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin thuhet se rritja ekonomike ka ngecur në shumë nga ekonomitë kryesore.

Ndërkaq, Drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagarde, u bëri thirrje udhëheqësve perëndimorë të veprojnë me shpejtësi dhe vendosmëri për të përballuar krizën e besimit që po dëmton ekonominë globale. Zonja Lagarde i bëri komentet dje, para se të nisej për në takimin e zyrtarëve të lartë të ekonomisë të vendeve të zhvilluara industriale të botës në Marsejë.

XS
SM
MD
LG