Lidhje

Policia në Nju Jork arreston protestues të lëvizjes "Zaptimi i Uoll Stritit"

  • Zëri Amerikës

Policia në Nju Jork arreston protestues të lëvizjes "Zaptimi i Uoll Stritit"

Policia në Nju Jork arreston protestues të lëvizjes "Zaptimi i Uoll Stritit"

Policia në Nju Jork ka arrestuar disa protestues të lëvizjes Zaptimi i Uoll Stritit të cilët po marshonin nëpër rrugët e zonës financiare të qytetit.

Marshimi dhe arrestimet erdhën mbasi protestuesit mësuan mëngjesin e sotëm se do të lejoheshin të qëndronin në parkun ku janë vendosur, në vend që të largohshin për të lejuar pastrimin e zonës.

Portestuesve u ishte thënë fillimisht të largoheshin nga parku privat Zukoti sot në mëngjes në mënyrë që pronarët të pastronin zonën që ata thanë se është ndotur gjatë demonstratave.

Po sot, policia në Denver të Kolorados ndërhyri në një shesh publik përpara një ndërtese qeveritare ku u vendosën protestues të lëvizjes kundër Wall Stritit.

Oficerët e policisë shkuan në shesh mëngjesin e sotëm, duke urdhëruar protestuesit që të heqin çadrat e tyre dhe të lirojnë zonën.

XS
SM
MD
LG