Lidhje

Zyrtarët italianë thanë se do të forcojnë paketën e masave të kursimit

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët italianë thanë se do të forcojnë paketën e masave të kursimit

Zyrtarët italianë thanë se do të forcojnë paketën e masave të kursimit

Zyrtarët italianë thanë se do të forcojnë paketën e masave të kursimit dhe do t’ja paraqesin atë së shpejti parlamentit. Ata po përpiqen të zbutin shqetësimet se ekonomia italiane, e treta më e madhe në eurozonë mund të përfshihet në krizën evropiane të borxhit.

Ministri i financave Giulio Tremonti i bëri komentet me qëllimin e qartë për të qetësuar më tej tregjet financiare se Italia është serioze për të pakësuar borxhin.

Ligjvënësit italianë po përpiqen të fuqizojnë paketën e shkurtimeve prej 48 miliardë eurosh, në serinë e masave shtrënguese që do të fillojnë të hyjnë në fuqi këtë vit. Synimi është balancimi i buxhetit deri në vitin 2014.

Megjithatë, borxhi i lartë, sistemi politik jofunksional dhe rritja e ngadaltë ekonomike e vendit kanë krijuar shqetësime. Tregjet financiare të Italisë kanë qenë nën presion intensiv ditët e fundit.

Kryeministri Silvio Berluskoni u takua sot në Romë me përfaqësuesit e sindikatave dhe të biznesit lidhur me një strategji për reformat.

Ai vuri në dukje qëndrueshmërinë e sistemit bankar në vend, nivelet e ulëta të borxhit në sektorin privat, si dhe atë që ai e quajti një shpirt të fuqishëm të sipërmarrjes në vend.

Por në kushtet kur zoti Berlusconi është i zhytur në skandal dhe përballet me katër procese gjyqësore, janë shtuar edhe thirrjet për ndryshime dhe për një një plan më të qartë reformash.

XS
SM
MD
LG