Lidhje

Zyrtarët japonezë paralajmërojnë për nivele të rrezikshme radioaktiviteti


Zyrtarët japonezë paralajmërojnë për nivele të rrezikshme radioaktiviteti
Zyrtarët japonezë paralajmërojnë për nivele të rrezikshme radioaktiviteti

Zyrtarët japonezë kanë paralajmëruar për nivele të rrezikshme të radioaktivitetit përreth një centrali bërthamor të dëmtuar nga tërmeti, dhe u kanë bërë thirrje njerëzve që jetojnë në një distancë prej 30 km nga centrali, që të rrinë nëpër shtëpitë e tyre.

“ Ka patur shpërthime hidrogjeni në reaktorët 1 dhe 3 dhe ka patur zjarr në reaktorin nr.4. Ka radioaktivitet në atë zonë dhe nivelet e tij janë të larta”, - tha kryeministri japonez.

Në një njoftim në televizion sot kryeminisri Naoto Kan tha se radioaktiviteti është përhapur nga centrali bërthamor i Fukushimës, ku kanë ndodhur shpërthimet në tre reaktorë që nga tërmeti i fusiqshëm i së premtes dhe nga cunami. Z.Kan tha se ekziston rreziku që të ketë edhe më shumë derdhje radioaktive.

“ Ekziston një frikë në rritje se mund të ketë ende rrjedhje radioaktive. Ndaj dhe një herë, dua të përsërisë që në zonat përreth centralit Fukushima Daiichi banorët duhet të largohen, ndonpëse shumë njerëz janë evakuar tashmë në distancën prej 20 km “, - tha ai.

Nivele të ulta radioaktivoteti u zbuluan dhe në Tokio, rreth 240 km në jug, por zyrtarët thanë se kjo nuk përbënte rrezik për shëndetin publik.

Shpërthimi i fundit në centralin e Fukushimës ndodhi mëngjesin e djeshëm, . Ky shpërthim pasoi shpërthimet e së dielës e të ditës së hënë. Zyrtarët thanë gjithashtu se një zjarr shpërtheu dhe u shua në reaktorin 4, i cili ishte fikur përpara tëmetit të së prrmetes, por lënda djegëse e tij kishte marrë flakë.

“ Ne dëgjuam një tingull jonormal pranë zonës ku ndodhet dhoma e shuarjes në zonën e kontrollit, dhe pamë që nivelet e trysnisë ranë brenda dhomës. Pra, kuptuam se diçka jo e zakontë po ndodhte atje. Ndërsa vazhduam futjen e ujit në dhomë, nisëm të largonim punonjësit që nuk merreshin me këtë proçes, dhe i çuam në zonën e sigurt”.

Disa njerëz u plagosën në shpërthimet e para dhe punonjësit e tjerë u evakuan nga centrali ditën e sotme. Nuk ka njoftime për të vdekur.

Problemet nisën kur tërmeti e cunami shkaktuan ndërprejen e energjisë elektrike të premten, duke dëmtuar sistemet e ftohjes që ndihmojnë për mbajtjen e shufrave bërthamore në gjendje të ngrirë duke mos lejuar shkrirjen e tyre.

Disa zyrtarë thanë se jashtë centraleve janë gjetur gjurmë radioaktive.

Rreth 200 mijë njerëz janë larguar nga zonat rreth Fukushimës. Qeveria ka këshilluar ata që kanë mbetur që të rrijnë nëpër banesat e tyre.

XS
SM
MD
LG