Lidhje

Zyrtarët koreano-jugorë: Bisedimet ushtarake me Veriun po lëvizin


Zyrtarët koreano-jugorë: Bisedimet ushtarake me Veriun po lëvizin
Zyrtarët koreano-jugorë: Bisedimet ushtarake me Veriun po lëvizin

Zyrtarët koreano-jugorë thonë se bisedimet ushtarake me Korenë e Veriut po lëvizin në atmosferë serioze dhe pa qëndrime politike.

Kolonelë nga dy vendet u takuan për disa orë sot dhe Ministria Koreano-Jugore e Mbrojtjes tha se palët kanë rënë dakord të vazhdojnë takimet nesër. Bisedimet janë të parat ndërmjet dy Koreve që kur Veriu ndërmori një sulm artilerie ndaj një ishulli të Koresë së Jugut në nëntor.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut publikoi fotografi të dy zyrtarëve duke shtrënguar duart para bisedimeve, në fshatin Panmunxhon. Një zëdhënës tha se dy palët po diskutonin axhendën dhe procesin për zhvillimin e një takimi të nivelit të lartë, dhe se asnjëra nga palët nuk kishte ngritur argumenta politikë.

Megjithatë, Jugu ka deklaruar se nuk do të pranojë takime ndërmjet ministrave të mbrojtjes së të dy vendeve, nëse Pheniani nuk merr masa të përgjegjshme lidhur me sulmin me artileri ndaj ishullit Yongpjon.

XS
SM
MD
LG