Lidhje

Zyrtarët libianë shpresojnë të rifillojë prodhimi i naftës në Zauija


Zyrtarët libianë shpresojnë të rifillojë prodhimi i naftës në Zauija

Zyrtarët libianë shpresojnë të rifillojë prodhimi i naftës në Zauija

Zyrtarët libianë thanë sot se shpresojnë që të rifillojë prodhimi në rafinerinë e naftës në Zawiya sa më shpejt që të jetë e mundur për të lehtësuar mungesat e mëdha të karburantit që ka vendi pas disa muaj luftimesh:

Çmimet e karburantit në Libi janë ngritur në shifra rekord që kur filloi konflikti midis forcave besnike të udhëheqësit të rrëzuar libian Moamer Gadafi dhe rebelëve, të cilët tani kontrollojnë shumicën e vendit. Mohammed Aziz, menaxher i operacioneve në rafinerinë e naftës në Zawiya, rreth 50 kilometra në perëndim të Tripolit, tha se objekti është duke u përgatitur për të rifilluar prodhimin e naftës të hënën.
Ai tha se kapaciteti i rafinerisë ishte 120-mijë fuçi para fillimit të luftimeve, por kishte rënë në 60-mijë fuçi në ditë gjatë konfliktit.

Rafineria tani është e mbyllur dhe ne po përgatitemi për të filluar prodhimin e benzinës dhe naftës për tregun lokal”, tha ai.

Në Tripoli, çmimi i benzinës është afërsisht 28 herë më i lartë se sa para fillimit të luftimeve.
Mahmoud Shammam, ministër i informacionit i Këshillit Kombëtar Kalimtar të rebelëve, tha se të shtunën u shpërndanë 30-mijë tonë karburant dhe se dërgesat e naftës për furnizimin e termocentraleve dhe pompave të ujit, janë në rrugë e sipër.

Në lagjen Abu Salim në Tripoli, banorët thanë se ka mungesa të naftës, dhe shumica e saj shitet në tregun e zi nga njerëzit që sjellin karburantin nga Tunizia fqinje.
Mungesat e naftës ndodhin në një kohë kur myslimanët në mbarë botën, duke përfshirë Libinë, po përgatiten për festën tre-ditore të Bajramit të Madh e cila shënon fundin e muajit të Ramazanit.

XS
SM
MD
LG