Lidhje

Zyrtarët në Canberra shkojnë në punë me makina elektrike


Në Australi, autoritetet po përpiqen të pakësojnë çlirimin e gazit karbonik të dëmshëm për mjedisin dhe për të realizuar këtë, zyrtarët qeveritarë po japin shembullin personal.

Zyrtarët e kryeqytetit australian kanë filluar të përdorin makina elektrike për të shkuar në punë. Deri tani në Canberra ka patur më pak se 100 makina elektrike, por qeveria shpresën që deri në vitin 2012 numri i këtyre makinave të rritet 10 për qind.

Për realizimin e këtij revolucioni elektrik siç quhet, në kryeqytetin australian po vendosen stacione karikimi, ku makinat parkohen gjatë natës, për t’u furnizuar me energji elektrike. Përdorimi i makinave elektrike po inkurajohet jo vetëm për punonjësit qeveritarë të kryeqytetit, por për të gjithë qytetarët australianë.

XS
SM
MD
LG