Lidhje

Zyrtarja e OKB-së për ndihmat në Siri shkon në Damask


Një zyrtare e Kombeve të Bashkuara, e ngarkuar për të ndjekur situatën humanitare në Siri, shkon sot në Damask, në përpjekje për të realizuar dërgimin e ndihmave dhe evakuimin e të plagosurve.

Zonja Valerie Amos pritet të qëndrojë në Siri deri të premten. Pas saj atje do të shkojë ish-sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan, që tani është i dërguari i posaçëm i organizatës për Sirinë.

Zyrtarët e OKB-së shkojnë në Siri, ndërsa është rritur presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë siriane, për t’i dhënë fund shtypjes me dhunë të kryengritjes një vjeçare të opozitës.

Shtetet e Bashkuara thanë dje se do të propozojnë një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit, që të kërkojë t’i jepet fund dhunës në Siri, ndërsa Turqia fqinje ka kërkuar për lejimin e menjëhershëm të ndihmave.

XS
SM
MD
LG