E martë, 23 dhjetor, 2014

Zëri i Amerikës ju ofron dërgimin e lajmeve në telefonin tuaj celular, apo në çdo mjet portativ që ka lidhje me internetin.... FALAS..

Mjafton të shkruani adresën m.voanews.com/albanian në celular, apo në mjetin elektronik që ka lidhje me internetin dhe do të keni mundësi të merrin lajmet e Zërit të Amerikës, të formatuara për ekranin e vogël të mjeteve të tilla elektronike. Mos harroni ta regjistroni adresën e mësipërme.

lajmet me celular

 



Si mund të vizitoj faqen elektronike të Zërit të Amerikës në celular, apo në mjete të tjera portative elektronike?

Ju mund të vizitoni faqen elektronike të Zërit të Amerikës falas nga thuajse çdo celular apo mjet elektronik portativ me kusht që ky mjet të ketë aftësinë të lidhet me internetin dhe nëse ju keni paguar për një lidhje të tillë elektronike. Për t’u futur në faqen e Zërit të Amerikës, mjafton të shkoni në adresën m.voanews.com/albanian. Pasi të hapet faqja e Zërit të Amerikës në pajisjen portative elektronike, regjistrojeni, në mënyrë që ta keni më të lehtë të futeni në këtë faqe kur doni të lexoni në të ardhmen lajmet nga Zëri i Amerikës. .


Çfarë përmbajtjeje ka materiali që ofron Zëri i Amerikës për celularët apo mjetet e tjera elektronike?

 

Në faqen elektronike m.voanews.com/albanian do të gjeni lajmet kryesore të ditës. Nëse ju intereson një rajon i veçantë gjeografik, mund të gjeni lajme për atë rajon


A kërkohet pagesë për lidhjen e celularit me faqen elektronike të Zërit të Amerikës

 

Mundësia për të marrë lajme nga Zëri i Amerikës përmes celularit, apo mjeteve të tjera elektronike portative ofrohet falas. Por zakonisht mjete të tilla elektronike ofrojnë lidhje me internetin kundrejtë një pagese.


Pyetje: Kam vizituar faqen elektronike m.voanews.com/albanian, por nuk mund të lexoj tekstin.

 

VOAMobile.com Faqja elektronike www.mobile.com ofrohet në gjuhë të ndryshme dhe përdor shkronjat perkatëse të secilës gjuhë. Nëse telefoni juaj celular apo mjeti portativ elektronik nuk mund ta shfaqë në ekran tekstin, mund t’ju duhet të kontaktoni kompaninë që ju ka ofruar lidhjen në internet apo shitësin e mjetit elektronik për të blerë programe elektronike apo për të mësuar si mund të shikoni në ekran tekst që përfshin shkronja të caktuara. I gjithë materiali i përfshirë në faqen m.voanews.com/albanian është vënë në provë me mjete të ndryshme elektronike, megjithatë mund të ketë mjete të vjetra elektronike që nuk e përballojnë këtë teknologji.

Nëse ndeshni në probleme në përpjekje për të lexuar tekst në një gjuhë të caktuar, na informoni se pikërisht me cilën gjuhë keni pasur probleme. Po ashtu, nëse ju vizitoni faqe të tjera që ofrohen për mjete portative elektronike, na informoni se në cilat nga këto faqe gjeni material të lexueshëm. Po ashtu, ju lutemi na dërgoni komentet dhe pyetjet tuaja lidhur me faqen http://m.voanews.com/albanian përmes postës elektronike në adresënshqip@voanews.com.

Në mesazhin tuaj ju lutemi të përfshini edhe vendin ku po përpiqeni të lexoni materialin e kësaj faqeje elektronike, kompaninë që ju ka ofruar lidhjen në internet dhe markën e telefonit celular apo mjetit elektronik që përdorni.