Lidhje

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve


Shumë njerëz në mbarë botën po shënojnë Ditën Botërore të Refugjatëve sot duke nderuar më shumë se 42 milion njerëz që janë detyruar të shpërngulen me forcë nga shtëpitë e tyre.

Përmes një mesazhi special, Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon tha se “refugjatët largohen sepse nuk kanë zgjidhje tjetër”.

Ai tha se të gjithë duhet të zgjedhin të ndihmojnë. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara i bashkohen komunitetit ndërkombëtar për të përkujtuar kurajon dhe vendosmërinë e miliona refugjatëve.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të mbrojtur dhe ndihmuar njerëzit e zhvendosur.
XS
SM
MD
LG