Lidhje

Clinton: SHBA nuk përpiqen të frenojnë ndikimin e Kinës


Hillary Clinton
Hillary Clinton

Zonja Clinton vazhdon turneun në gjashtë-vende të rajonit të Azi-Paqësori,t që është fokusuar kryesisht në çështjen e Detit të Kinës Jugore.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka përsëritur thirrjen e saj që Kina të bjerë dakord për një kod të sjelljes në menaxhimin e mosmarrëveshjeve territoriale në Detin e Kinës Jugore.

Në një konferencë shtypi sot në Pekin, zonja Klinton u tha gazetarëve se është në "interesin e të gjithëve" për Kinën dhe Shoqatën e Vendeve të Azisë Juglindore për të rënë dakord. Por zonja Klinton mohoi akuzat se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të frenojnë ndikimin e Kinës, duke thënë se Uashingtoni nuk dëshiron "konkurrencë të pashëndetshme" me Pekinin.

Ministri i jashtëm kinez Yang Jiechi, tha se Kina mbetet e angazhuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes negociatave të drejtpërdrejta dhe konsultimeve miqësore. Kina ka këmbëngulur për negociata bilaterale me secilët nga vendet që kanë pretendime territorial për rajonin e pasur me energji, një pozitë që i jep asaj më shumë pushtet.

Zonja Clinton është në mes të një turneu në gjashtë-vende të rajonit të Azi-Paqësorit që është fokusuar kryesisht në çështjen e Detit të Kinës Jugore. Por zonja Klinton tha se ajo diskutoi gjithashtu Sirinë, Iranin, Korenë e Veriut, dhe sfidat globale ekonomike me udhëheqësit kinezë. Ajo niset për Timorin Lindor sot, para se të shkojë për Brunei dhe pastaj në Rusi për një takim të udhëheqësve të Azi-Paqësorit.
XS
SM
MD
LG