Lidhje

Ambasada të ndryshme shqyrtojnë praktikat e sigurimit


Ambasadat amerikane në të paktën 7 vende po paralajmërojnë për akte të mundshme anti-amerikane dhe po i këshillojnë amerikanët të jenë vigjilentë

Vrasja e ambasadorit amerikan në Bengazi dhe 3 diplomatëve të tjerë si dhe sulmi në ambasadën amerikane në Egjipt kanë shtuar shqetësimet në gjithë botën, ndërsa ambasada të ndryshme shqyrtojnë praktikat e tyre të sigurimit. Sulmet më të fundit ndodhën në 11 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001 në Shtetet e Bashkuara, koencidencë që bëri që shumë njerëz të mendojnë se sulmet ishin të planifikuara.

Ambasadat amerikane janë më se të njohura me aktet terroriste.

Në vitin 2011, në Afganistan kryengritësit talebanë sulmuan ambasadën dhe forcat e NATO-s. 7 veta humbën jetën.

Në vitin 2008 në Jemen persona të armatosur dhe makina bombë përjashta ambasadës vranë 19 veta.

Më 1998 shpërthime të njëkohëshme në Kenia dhe në Tanzani vranë më shumë se 200 veta.

Tani ambasadori amerikan në Libi, Christopher Stevens dhe 3 diplomatë të tjerë humbasin jetën kur ekstremistët vërshojnë në konsullatën amerikane në Bengazi.

Christopher Hill ka qenë ambasador në Irak, Korenë e Jugut, Poloni dhe në Maqedonia. Ai thotë se ka përjetuar ndryshimin e masave të sigurisë me kalimin e viteve.

“Kur hyra fillimisht në shërbimin e jashtëm, një visitor mund të hynte menjëherë në ambasadë, ndoshta ndalej nga roja, por as që kishte mure rrethues si sot”.

Ambasada e zotit Hill në Maqedoni u sulmua në vitin 1999 kur mbi disa policë lokale vërshuan demonstruesit. Ai thotë se është e zakonshme që roje lokale të ruajnë perimetrin e ambasadës, por ndryshimi në Libi është se grumbulli i njerzve ishte i armatosur rëndë. Pas demonstratës së vitit 1999 në Maqedoni, zyrtarët diskutuan mundësinë e mbylljes së ambasadës, por kjo nuk ndodhi.

Dhe ky është hapi i ardhshëm për Libinë. 50 marinsa, një ekip sigurimi antiterrorizëm është dislokuar për të siguruar qendrat amerikane.

“Një Libi e lirë dhe e qëndrueshme është ende në interesin dhe sigurinë e Amerikës dhe ne nuk do t’i kthejmë shpinën këtij qëllimi”, tha sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Ambasadat amerikane në të paktën 7 vende po paralajmërojnë për akte të mundshme anti-amerikane dhe po i këshillojnë amerikanët që të jenë vigjilentë.

Ambasadat dhe konsullatat amerikane nëpër botë po shqyrtojnë sigurinë e tyre dhe aspektet e mundshme, që i bëjnë ato të pambrojtura dhe të gjitha këto masa po merren në përpjekje për të qënë pro aktive në vend që të veprohet me masa sigurie shtesë pasi të ketë ndodhur një tragjedi si ajo e së martës.
XS
SM
MD
LG