Lidhje

IPhone 5 del në shitje


Adhuruesit e Iphone 5 në Azi dhe Australi kanë qenë të parët që e kanë patur këtë produkt në duart e tyre mëngjesine sotëm. Specialistët mendojnë se brenda muajit shtator kompania Apple do të arrijë të shesë rreth 10 milionë aparete Iphone 5.

“Kam 7 orë që pres” shprehet një nga njerëzit e shumtë që e kanë gdhirë ditën përpara dyqaneve të I Phone-it në Sidnei të Australisë. Por ka patur edhe të pasionuar të tjerë mbas teknologjisë që kanë pritur që prej tre ditësh përpara dyqaneve të Appel-it për të blerë Iphone 5.

Australia dhe Japonia ishin dy vendet e para ku dyqanet e kompanisë Apple shitën modelin e Iphone-t 5.

Në Hong Kong punonjësit e dyqaneve ishin po aq entuziastë sa edhe blerësit në rradhët e gjata për daljen e Iphone 5 në shitje.

E njëjta situatë ishte edhe në Francë ku njerëzit kishin orë të tëra që prisnin në rradhë për të blerë Iphone 5.

Gilles Guillax 38 vjeçar thotë:
“ Mbërrita dje në mbrëmje. Nuk fjeta gjithë natën por ia vlejti; jam shumë i lumtur që e kam këtë produkt”.

Por në Francë shitja e Iphone 5 u shoqërua me protesta përpara njërit prej dyqaneve të kompanisë Apple. Punonjës dhe ish të kësaj firme në Francë të saj protestuan për kushte jo të mira pune, çka i sjell kompanisë fitime tejet të mëdha. Ndërsa shpërndarësit janë të zemrëuara pasi hapja e dyqaneve të firmës Apple do të sjellë humbjen e vendev të punës.

Ndërsa në Gjermani një grup të rinjsh në Mynih pritën meorë të tëra në temperatura të ulëta për të blerë Iphone 5.

“Mendoj se temperatura është rreth 3 gradë celcius . Është ftohtë dhe kemi kohë që presim, jemi këtu që nga ora 3 e pasdites së djeshme”.

Blerësi i parë i modelit IPhone 5 në këtë dyqan të Mynihut ishte 21 vjeçari Ralf Marth i cili kishte 48 orë që priste për të qenë blerësi i parë.
Analistët presin që kompania Apple të shes rreth 10 milion aparate të rinj Iphone 5 brenda muajit shtator.

Iphone 5 është më elegant se paraardhësi i tij dhe është më i përparuar përsa i përket rrjetit të telefonisë lëvizëse.

Ndërkohë, edhe në Nju Jork jashtë dyqaneve të kompanisë Apple janë krijuar radhë të gjata të njerëzve të cilët duan të blejnë telefonin e ri Iphone 5. Ata thonë se telefoni i ri është më i madh, ka një ekran me diametër 10.16 centimetra dhe është më i lehtë se modelet e tjera të telefonave Apple.

Apple ka marrë më shumë se 2 milion porosi për telefonin Iphone 5 në 24 orët e para të shitjes, dy herë më shumë se sa dita e parë e shitjes së telefonit Iphone 4S. JP Morgan tha se telefoni i ri i kompanisë Apple mund të krijojë një rritje prej 3,2 miliard dollarësh për ekonominë amerikane në tremujorin e katërt. Kjo shumë parash është pothuaj sa ekonomia e Fixhit.
XS
SM
MD
LG