Lidhje

Albumi ‘Red’ i këngëtares Taylor Swift


Fituesja e 6 çmimeve Grammy, Taylor Swift po e përfundon këtë vit plot aktivitete, duke nxjerrë në shitje albumin me titull ‘Red’, i cili mund të jetë mes albumeve më të shitur të këtij viti. Shumica e kritikëve të muzikës janë të një mendimi se 16 këngët e albumit pasqyrojnë një artiste më të pjekur dhe me më shumë besim në vetvete.

Taylor Swift është mësuar tashmë me shitje rekord të albumeve të saj dhe ajo po e vazhdon këtë prirje me albumin e ri ‘Red’, i cili u shit në 1.2 milion kopje që në javën e parë në shitje, duke e bërë kështu Taylor Swift artisten e vetme femër me dy albume radhazi, që shiten në më shumë se një milion kopje në javën e parë.

please wait

No media source currently available

0:00 0:00:00 0:00
Direct link

Albumi ‘Red’ ka më shumë prirje drejt muzikës pop dhe rock se sa 3 albumet e mëparshëm të artistes. 5 këngë të këtij albumi u publikuan në sistemin iTunes. Kënga me të njëjtën titull është shitur në 4.5 milion shkarkime në iTunes në Shtetet e Bashkuara dhe zuri vendin e parë në klasifikimin e iTunes të këngëve më të mira në 32 vende. Taylor shpjegon pse e titulloi albumin ‘Red’.

“Mendoj se e kuqja është një ngjyrë me të vërtetë aventureske dhe simbolizon dëshirën time në muzikë me këtë album për të realizuar diçka të re dhe të guzimshme dhe besoj t’ia kem arritur këtij qëllimi”.

“We Are Never Ever Getting Back Together” është kënga e parë e albumit ‘Red’. Taylor njihet për kompozimin e këngëve rreth jetës së saj personale dhe megjithëse ajo kurrë nuk identifikon njeri në to, shumë dëgjues besojnë se kjo këngë i dedikohet marrëdhënies së saj me ish të dashurin e saj, aktorin Jake Gyllenhaal (JILL-en-hall). Artistja 22 vjeçare thotë se i gjithë albumi shoqërohet me emocione të thella.

“Tema e albumit pasqyron pikërisht përvojën time në dashuri dhe në jetë dhe mësimet që kam nxjerrë. Më pëlqen shumë të shkruajë këngë rreth dashurisë dhe prishjes së marrëdhënieve, që të vrasin zemrën”.

Albumi ‘Red’ përfshin këngë në duet me këngëtarin britanik Ed Sheeran. Taylor kompozoi 9 këngë të albumit, madje ajo bashkëpunoi për here të parë me artistët suedez, Max Martin dhe Shellback, si dhe me producentin amerikan Jeff Bhasker, i cili respektohet për punën e tij me shumë artiste, mes tyre Kanye West, Beyonce dhe Bruno Mars.

Taylor është në krye të listës së emërimeve në Ceremoninë e Çmimeve të Muzikës Evropiane, EMA. Ajo është emëruar për në 5 kategori, përfshirë edhe artistja më e mirë e muzikës Pop dhe artistja më e mire për interpretimet në skenë. Taylor do të jetë në Frankfurt të Gjermanisë më 11 nëntor për të interpretuar në ceremoninë e çmimeve EMA.
Ajo njoftoi gjithashtu planet për të suportuar albumin ‘Red’ me një turne me 58 koncerte në Amerikën Veriore, që do të fillojë në mars të vitit të ardhshëm. Le të dëgjojmë tani Taylor Swift në këngën e re solo ‘Begin Again’.
XS
SM
MD
LG