Lidhje

Greqi, Grevë 48-orëshe e punonjësve publikë


Në Greqi ka nisur një grevë 48-orëshe e punonjësve publikë, ndërkohë që ligjvënësit diskutojnë për një raund të ri masash shtrënguese, të nevojshme për një tjetër këst fondesh ndihmë nga Bashkimi Evropian.

Policia dhe trupat anti-trazirave ishin sot të shpërndarë në të gjithë Athinën, ndërsa më shumë se 35 mijë njerëz marshuan përmes kryeqytetit grek në dy demonstrata të veçanta, të organizuara nga sindikatat.

Prej grevës u anuluan fluturime për brenda dhe për jashtë vendit për disa orë me radhë, si dhe u ndërprenë shërbimet e trenave dhe të trageteve. Shkollat dhe zyrat qeveritare janë të mbyllura dhe spitalet janë duke punuar vetëm me stafin e emergjencës. Greva, e cila vazhdon deri nesër, është e treta grevë masive në dy muaj.

Ligjvënësit filluan sot të diskutojnë për projekt-ligjin mbi masat shtrënguese, i cili parashikon 17 miliardë dollarë shkurtime të shpenzimeve, të përfitimeve sociale dhe pensioneve.
XS
SM
MD
LG