Lidhje

Reshteri Bradley Manning mund të pranojë fajësinë


Avokati për analistin e ushtrisë amerikane, i akuzuar për nxjerrjen e dokumentave sekrete, tha se kjo mund të arrihet nëse zbuten akuzat

Avokati për një analist të ushtrisë amerikane të akuzuar për nxjerrjen e dokumentave sekrete thotë se klienti i tij ka deklaruar se mund të pranojë fajësinë nëse zbuten akuzat e ngritura ndaj tij.

Reshteri Bradley Manning përballet me një numër akuzash, më e rënda ndër të cilat është se “ka ofruar ndihmë për armikun”. Avokati i tij David Combs tha se i pandehuri nuk ka thënë se do të pranojë fajësinë për akuzat e ngritura nga qeveria, por është shprehur se “pranon përgjegjësinë për shkelje” që përfshihen në akuzat më të rënda ndaj tij.

Sipas komenteve të avokatit në një blog mbrëmë, i pandehuri Manning ka zgjedhur të gjykohet nga një gjykatës ushtarak dhe jo nga juria.

Ekspertët e akuzës kanë dëshmuar se zbuluan prova që Manning kishte shkarkuar në disqe regjistrime të komunikimeve diplomatike, të cilat më pas ia kishte përcjellë faqes Wikileaks. Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG