Lidhje

Grupet militante palestineze ofrojnë armëpushim


gaza
gaza

Oferta erdhi pasi Izraeli po peshon një përgjigje të fortë ndaj sulmeve me raketa prej 4 ditësh nga Gaza.

Grupet militante palestineze thonë se janë të gatshëm të shpallin një armëpushim në qoftë se Izraeli është i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë.

Udhëheqësit e Hamasit, fraksion islamik që kontrollon Gazën, u takua me Xhihadin Islamik dhe grupeve të tjera dhe thanë se ata do të përgjigjen sipas mënyrës që Izraeli vepron.

Oferta erdhi pasi zyrtarët izraelitë po peshojne një përgjigje të fortë ndaj sulmeve me raketa prej 4 ditësh nga Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pohoi se ambasadorët e huaj i thanë që Izraeli të mbrojë veten. Ai foli gjatë një vizite në Ashkelon, qytet jugor që është goditur nga raketa e hedhura nga Gazës.

Zyrtarët palestinezë thanë se 6 palestinezë janë vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite që filluan gjatë fundjavës. Ushtria izraelite thotë se më shumë se 110 raketa kanë goditur qytetet izraelite që nga e shtuna.
XS
SM
MD
LG