Lidhje

SHBA shtojnë ndihmat ndaj Sirisë


Sekretarja Clinton tha se ndihma do të shkojë për popullin sirian dhe për refugjatët në Turqi, Liban, Jordani dhe Irak.

Shtetet e Bashkuara thanë se do të japin 30 milionë dollarë ndihma humanitare shtesë për të prekurit nga konflikti në Siri.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e bëri njoftimin në Australi sot ndërsa po merr pjesë në bisedimet vjetore të sigurisë mes të dy vendeve. Ajo tha se ndihma do të shkojë për popullin sirian por edhe për refugjatët në Turqi, Liban, Jordani dhe Irak.

Ajo i bëri gjithashtu thirrje opozitës siriane të mbështesë premtimet e bëra në Doha dhe të fillojë të ndikojë për ngjarjet në terren.

Njoftimi i zonjës Clinton vjen ndërsa ministry i jashtëm i Japonisë tha se takimi i pestë I Miqve të Sirisë do të mbahet më 30 nëntor në Tokio.
.
XS
SM
MD
LG