Lidhje

Rusia gati për bisedime me NATO-n për kufizimin e armëve


I dërguari i ri i Moskës në NATO, Aleksandër Grushko, tha se konsultimet duhet të bëhen pa asnjë përpjekje për t’i lidhur ato me çështje politike

Rusia thotë se është gati të nisë bisedimet me NATO-n për kufizimin e forcave konvencionale ushtarake në Evropë.

I dërguari i ri i Moskës në NATO, Aleksandër Grushko, tha sot se konsultimet duhet të bëhen pa asnjë përpjekje për t’i lidhur ato me çështjet politike.

Grushko tha gjithashtu se"fjalën tani e ka Evropa," duke shtuar se Rusia po pret për sinjal nga partnerët evropianë që të tregojnë interes në këtë çështje.

Traktati original i vitit 1990 për Forcat Konvencionale të Armatosura në Evropë (CFE) kufizon numrin e tankeve, avionëve dhe armëve të tjera jo-bërthamore që NATO-ja dhe ish Pakti i Varshavës mund të vendosin në perëndim të maleve Urale të Rusisë.

Të 30 vendet nënshkruese e rinënshkruan traktatin në vitin 1999, por shtetet e NATO-s refuzojnë ta ratifikojnë atë për aq kohë sa Rusia mban trupa në Gjeorgji dhe Moldavi.

XS
SM
MD
LG