Lidhje

Gjenetikë; roli i telomereve në jetëgjatësi


telomeres
telomeres

Gjatësia e telomereve është një tregues më i mirë i jetëgjatësisë, se sa vitet apo mosha kronologjike.

Për të kuptuar se për sa kohë një person do të jetojë, shenjat mund të gjenden në gjenet e njeriut, në veçanti, në disa lloj kromozonesh.

Telomeret janë segmente të specializuara të materialit gjenetik që veprojnë si mbrojtëse në fund të çdo fije të ADN-së, për të parandaluar shthurjen e saj. Por telomeret shkurtohen natyrishshëm me kalimin e kohës, dhe kjo shkakton plakje.

Shkencëtarët në Universitetin e Anglisë Lindore (UEA) shqyrtuan për 20 vjet një grup shpendësh të egra të njohur si Seychelles Warblers. Ata zbuluan se kur telomeret e një zogu fillonin të shkurtoheshin, kjo ishte një tregues i saktë se zogu do të vdiste brenda një viti. Në përgjithësi, zogjtë me telomere më të gjata kishin mundësi të jetonin më gjatë.

Shkencëtarët mblodhën mostra gjaku nga zogjtë dy herë në vit, dhe analizuan gjatësinë e telomereve. Ata vunë re se shkalla e shkurtimit të telomereve ndryshonte mes zogjve të së njëjtës moshë, për shkak të niveleve të ndryshme të stresit biologjik. Nisur nga kjo, shkencëtarët thonë se gjatësia e telomereve është një tregues më i mirë i jetëgjatësisë, se sa vitet apo mosha kronologjike.

Studime të mëparëshëm kishin identifikuar një lidhje të rëndësishme mes vdekshmërisë dhe gjatësisë së telomereve, por vetëm në laborator. Studimi i tanishëm është përpjekja e parë praktike për të gjetur një lidhje midis gjatësisë së telomereve dhe jetëgjatësisë së qenieve të gjalla.
XS
SM
MD
LG