Vlora, qyteti ku 100 vjet më parë u shpall Pavarësia e Shqipërise, ka nisur Festën e Flamurit. Mijëra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora po mblidhen në qytetin bregdetar për të shënuar themelimin e shtetit shqiptar. Ritmet e festimeve po shoqërohen me ceremoni të shumta për figura të shquara të kombit shqiptar.