Lidhje

SHBA: Urime Shqipërisë në këtë 28 Nëntor


albanian flag
albanian flag

“Ju keni mundësinë të bëheni model, jo vetëm për rajonin, jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën”.(Sekretarja e Shtetit, Hillari Clinton)

“...Shtetet e Bashkuara kanë qendruar përkrah jush në 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qendrojnë me ju edhe 100 vitet e ardhëshme, edhe 100 vjet pas tyre, edhe 100 vjet më tej...”.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e bëri këtë deklaratë në fjalimin që mbajti në parlamentin e Shqipërisë gjatë vizitës me rastin e përvjetorit të pavarësisë së saj. Duke vënë në dukje kontrastin e theksuar mes Shqipërisë së sotme dhe Shqipërisë nën regjimin komunist, sekretarja Klinton tha:

“Ju keni mundësinë të bëheni model, jo vetëm për rajonin, jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën”.

Sekretarja Clinton i bën thirrje Shqipërisë që të vazhdojë procesin e reformës dhe të sigurojë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe të drejta, madje që të shihen të tilla nga e gjithë bota. Kjo do t’i dërgojë një mesazh të qartë Bashkimit Evropian se Shqipëria është një kandidate e fortë për radhët e BE-së.

“Shqipëria dhe populli shqiptar meritojnë vendin e tyre në familjen e vendeve evropiane”,

Znj. Klinton bën thirrje gjithashtu për transparencë të plotë qeveritare dhe për t’i dhënë fund korrupsionit, duke u kërkuar shqiptarëve të punojnë së bashku pavarësisht përkatësive partiake për të goditur këtë kërcënim ndaj begatisë së vendit dhe institucioneve të tij demokratike.

Në përfundim sekretarja Klinton i bën thirrje Shqipërisë të ndërtojë një kulturë bashkëpunimi që i kapërcen dallimet partiake, në interes të qeverisjes së mirë.

Duke vënë në dukje se një bashkëpunim i tillë është i vështirë, sekretarja Clinton thotë se beson se Shqipëria mund ta përballojë këtë sfidë.

Vënia e interesave individuale dhe partiake nën interesat kombëtare është detyrim i udhëheqësve demokratë.Tek ju unë shikoj të ardhmen. Unë besoj se ju do t’i përgjigjeni kësaj sfide dhe do të shfrytëzoni mundësitë e këtij shekulli. Nëse e bëni këtë, unë do t’ju përshëndes dhe do t’i them kujtdo që do të dëgjojë, se nëse dëshiron të shikosh demokracinë e vërtetë në veprim, shko në Shqipëri”.
XS
SM
MD
LG