Lidhje

Gjykatat Administrative dhe KLD


KLD vendosi të hapë konkurset për Gjykatat Administrative, në vazhdën e reformave në sistemin e drejtësisë

Keshilli i Larte i Drejtesise ne Tirane vendosi te hape konkurset per gjykatat administrative, ne vazhden e reformimit te sistemit te drejtesise. Presidenti Bujar Nishani tha se ne qender te vemendjes te ketyre strukturave te reja do te jene profesionalizmi dhe ndershmeria. Zoti Nishani beri te ditur nje dite me pare se ka gati kandidaturen e prokurorit te ri te pergjithshem, nderkohe qe mandati i zonjes Ina Rama ka mbaruar ne 22 nentor. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi sot të hapë konkurset për gjyqtarë të gjykatave administrative të shkallës së parë dhe apelit, pas vonesave në mbledhjen e tyre, ndërsa dekretet presidenciale kanë dalë tashmë. Presidenti Bujar Nishani drejtoi mbledhjen e sotme të KLD ku u vendosën rregullat dhe kriteret e konkurseve ku janë ftuar gjyqtarët e Shqipërisë në fund të janarit, mbi bazën e një numri pyetjesh profesionale, që po i harton vetë KLD-ja. President Nishani tha se profesionalizmi dhe ndershmëria janë në themel të përpjekjeve për të reformuar sistemin e drejtësisë.

Presidenti Nishani shtyu për pas një jave shqyrtimin e kërkesës së ministrit të drejtësisë për të masa disiplinore ndaj një gjyqtari në durrës, i cili shkaktoi lirimin e një të dënuari me burg, që vrau me armë me armë zjarri një komandt policie pak ditë më pas. Ai tha se KLD është e angazhuar për reformimin e drejtësisë. Presidenti i Shqipërisë foli dje edhe për prokurorinë, duke theksuar se do të ndëshkojë çdo punonjës prokurorie në çdo qytet që shkel ligjet apo që ndikohet nga politika, sepse qytetarët kërkojnë drejtësi.
Bujar Nishani, deklaroi mbrëmë se prokurores së përgjithshme i ka mbaruar mandati prej në jave dhe pas disa ditësh ai do të publikojë kandidatin e ri për këtë post. Presidenti Nishani tha se ka zhvilluar konsultime me partitë politike edhe lidhur me kërkesat që ata kanë lidhur me prokurorinë shqiptare, si e mendojnë ata që mund të përmirësohet puna e këtij institucioni.

Pak kohë më parë në radhët e juristëve u zhvillua një debat lidhur me kohëzgjatjen e detyrës së prokurores së përgjithshme. Disa prej tyre mendojnë se mandati i prokurores përfundon në pranverë, ndërsa të tjerë mendojnë se afati i fundit është ky muaj nëntor. Ky debat mund të jetë shpejt temë kryesore e debateve politike. Pothuaj gjithë prokurorët e përgjithshëm në kohë të ndryshme janë hequr nga detyra me debate të ashpra mes partive politike. Prokurorja e përgjithshme Ina Rama mblodhi gjithë kritikat e partive për vonesa dhe njëanshmëri në hetimin e disa ngjarjeve të rëndësishme që tronditën Shqipërinë, qysh nga shpërthimi i materialeve ushtareke në Gërdec, vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi dhe deri tek demonstrata socialiste e 21 janarit.


XS
SM
MD
LG