Lidhje

Ukrainë: Kryeministri jep dorëheqjen


Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovich pranoi sot dorëheqjen e kryeministrit të vendit Mykola Azarov, një lëvizje a papritur që u pasua nga zgjedhjet e debatueshme dhe problemet ekonomike në vend.

Megjithatë, presidenti ka urdhëruar ministrat të qëndrojnë në postet e tyre deri në krijimin e qeverisë së re.

Parlamenti i ri i vendit po përgatitet të takohet për herë të parë pas zgjedhjeve të tetorit, në të cilat partia Rajonale e presidentit dhe aleatët e saj fituan shumicën.

Vëzhguesit perëndimorë i kanë kritikuar ashpër zgjedhjet duke i konsideruar ato të padrejta, sepse rivali kryesor i presidentit Yanukovich, Julia Tymoshenko, është e burgosur dhe nuk arriti të merrte pjesë në zgjedhje. Vëzhguesit kritikuan edhe procesin e numërimit të votave duke thënë se kishte mungesë transparence.

Nuk është e qartë se kush do të plotësojë postin e kryeministrit, por disa analistë thonë se kandidatë për plotësimin e kësaj pozite të fuqishme mund të jenë anëtarë të rrethit të ngushtë të presidentit ukrainas, përfshirë shefin e Bankës Qendrore Sergiy Arbuzov.
XS
SM
MD
LG