Lidhje

Bie numri i amerikanëve që kërkuan asistencë


Ky numër ra me 25 mijë javën e kaluar, duke arritur në 370 mijë

Numri i amerikanëve që kërkuan asistencë për papunësinë ra 25 mijë javën e kaluar duke arritur në 370 mijë.

Kërkesat ishin rritur pas uraganit Sandy që detyroi mbylljen e disa bizneseve në zonat e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës tregon se ky efekt ishte i përkohshëm.

Nesër, ekspertët qeveritarë do të japin një vështrim më të detajuar të tregut të punës kur të publikojnë nivelin e papunësisë për muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG