Lidhje

Sezoni i artit në Majami


Në Miami ka filluar sezoni i artit. Ky është një nga panairet më prestigjioze të artit bashkëkohor që filloi të organizohet 23 vjet më parë. Uragani Sandy u bë pengesë për pjesëmarrjen në panair të rreth 50 galerive të artit nga Nju Jorku.

Megjithatë numri i artistëve që marrin pjesë në të është i madh, shumë prej tyre latino-amerikanë. Aktiviteti më i madh artistik po zhvillohet në Qendrën e Konventave, një ndërtesë prej 215 mijë metrash katrore, ku po ekspozohen 260 galeri të ndryshme. Në to kanë ekspozuar punët rreth 4 mijë artistë, si dhe do të paraqiten mbi 20 panaire me satelit, ku ekzpozohen punime arti nga e gjithë bota, për t’u parë nga admiruesit, koleksionistët dhe vetë artistët.

Sezoni i artit në Miami është një ngjarje artistike ku marrin pjesë njerëz të famshëm, një pjesë e të cilëve edhe e financojnë për aktivitet. Ndryshe nga ceremonitë e tjera artistike të kushtueshme, këtu arti ofrohet falas, për t’u admiruar nga të gjithë. Pas ekpozimit në Miami, galeritë do të rihapen në panairin ndërkombëtar të artit që mbahet vitin e ardhshëm në Hong Kong.
XS
SM
MD
LG