Lidhje

Duma ruse reagon ndaj sanksioneve të mundshme


Rusian Duma
Rusian Duma

Ligjvenësi rus tha se ministria e jashtme ruse ka një listë konfidenciale të shtetasve amerikanë, të cilëve do t'u ndalohet hyrja në Rusi.

Ligjvënësit rusë u zotuan se do t’i përgjigjen me masë të ngjashme një projekt-ligj amerikan për vënien e sanksioneve ndaj zyrtarëve rusë të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Zyrtarët rusë thonë se Dhoma e ulët e parlamentit, Duma, do të konsiderojë vendosjen e një lloj dënimi të ngjashëm kundër qytetarëve amerikanë që Moska dyshon për shkelje të të drejtave të njeriut.

Kryetari i komisionit të Dumas për çështje të jashtme, Alexei Pushkov, tha se ministria e jashtme ruse tashmë ka një listë konfidenciale të shtetasve amerikanë, të cilëve do t'u ndalohet hyrja në Rusi, nëse ligjvënësit amerikanë miratojnë sanksione. Ministria e Jashtme ruse e kishte denoncuar më parë projekt-ligjin amerikan - të njohur si "Akti Magnitsky" – duke e quajtur "veprim absolutisht armiqësor, provokativ dhe të njëanshëm."

Javën e kaluar, Senati amerikan votoi për të hequr kufizimet e tregtisë në Rusi që datojnë në epokën e Luftës së Ftohtë, normalizimin e tregtisë me Moldavinë dhe të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve rusë të akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut. Presidenti amerikan Barak Obama ka premtuar ta nënshkruajë projekt-ligjin.

Projekt-ligji ka marrë emrin e Sergei Magnitskyt, një 37-vjeçar avokat rus, i cili u burgos pasi denoncoi atë që ai e quajti një rrjet kriminal zyrtarësh rusë që vodhi 250 milionë dollarë nga paratë e taksave. Magnitsky vdiq në burg në Rusi vitin 2009.
XS
SM
MD
LG