Lidhje

Rumani, qendra e majtë fiton zgjedhjet


romania
romania

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që mbikqyri votimin, thotë se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë profesionale

Koalicioni i qendrës së majtë në pushtet i Rumanisë ka fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Me më shumë se 80 për qind të votave të numëruara të hënën, Bashkimi Social-Liberal udhëhequr nga kryeministri Viktor Ponta ka fituar rreth 60 për qind të votave, duke mundur Aleancën e së Djathtës të Presidentit Traian Bashesku.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që mbikqyri votimin, thotë se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë profesionale dhe se nuk u zbulua ndonjë mashtrim.

Të dy kandidatët kanë qenë mbërthyer në një grindje personale që kur z Ponta u përpoq, por dështoi për të shkarkuar presidentin në korrik.

Z. Bashesku ka lënë të kuptohet se ai mund të refuzojë të riemërojë z Ponta, pavarësisht se kush fitoi zgjedhjet. Por analistët thonë se pas një fitore të tillë vendimtare nga Aleanca e zotit Ponta, mosemërimi i tij do të jetë i pamundur.

Analisti politik rumun Mircea Marian thotë se kjo fitore është e mirë për Rumaninë, sepse ka të ngjarë të çojë në stabilitetin politik e kërkuar nga investitorët e huaj.
XS
SM
MD
LG