Lidhje

Nju Jork, mbyllet çështja Diallo - Strauss-Kahn


Ish-kreu i FMN-së Straus-Kahn
Ish-kreu i FMN-së Straus-Kahn

Marrëveshja për dëmshpërblim financiar nga ana e zotit Strauss-Kahn për Nafissatou Diallo u arrit gjatë një seance negociatash.

Një gjykatës në New York thotë se një marrëveshje është arritur në padinë e ngritur kundër ish-shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss-Kahn nga një pastruese hoteli që e akuzoi atë për sulm seksual.

Gjykatësi njoftoi se marrëveshja për dëmshpërblim financiar nga ana e zotit Strauss-Kahn për Nafissatou Diallo u arrit gjatë një seance negociatash midis palëve.

Strauss-Kahn, ekonomist dhe politikan francez, u arrestua në maj 2011, pasi pastruesja Nafissatou Diallo, e akuzoi atë për sulm seksual, kur ajo shkoi për të pastruar dhomën e tij në një hotel luksoz në New York. Prokurorët më vonë i tërhoqën akuzat penale duke thënë se Diallo nuk do të ishte një dëshmitare e besueshme.

Skandali e detyroi Strauss-Kahnin të jepte dorëheqjen nga posti i tij në FMN dhe të hiqte dorë nga kandidatura e mundshme për presidencën franceze. Ai përballet gjithashtu me akuza në Francë se ishte i përfshirë në rregullimin e takimeve intime mes disa personave të pasur dhe prostitutave. Një gjykatë franceze do të vendosë mbi këtë rast më vonë këtë muaj.
XS
SM
MD
LG