Lidhje

Rëndohet situata në rrethet veriore të Shqipërisë


Gjatë paradites së sotme është rënduar situata në rrethet veriore të Shqipërisë për shkak të rreshjeve të dendura të dëborës, që po vazhdojnë pandërprerje prej më shumë se 24 orësh. Në katër Qarqet Veriore, atë të Kukësit, Dibrës, Lezhës dhe Shkodrës, për mometin, janë të pakalueshme 23 akse rrugore, ndërsa pjesa tjetër kalohen me vështirësi. Për shkak të bllokimit të rrugëve automobilistike, janë izoluar edhe shumë komuna malore, duke vështirësuar jetesën e mijra banorëve, që jetojnë në këtë zonë të varfër të vendit.

XS
SM
MD
LG