Lidhje

UNICEF publikon studimin mbi dhunën në shkolla


Sipas sondazhit, grupi më i madh që pëson dhunë fizike dhe psikologjike në shkolla janë nxënësit meshkuj të zonave urbane nga klasa 6 deri në 12.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF publikoi në Tiranë një sondazh mbi dhunën ndaj fëmijëve në shkolla, i cili zbulon përmasat e kësaj dukurie në arsimin parauniversitar. Janë 640 mijë nxënës dhe 40 mijë mësues në 9 prefektura, të cilët tregojnë përvojat e tyre të dhunës ndaj fëmijëve në shkolla. Sipas këtij sondazhi, grupi më i madh që pëson dhunë fizike dhe psikologjike në shkolla është grupi i nxënësve të zonave urbane nga klasa 6 deri në 12. Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Detlef Palm, shpjegoi se ato që për fëmijët ishin fletë sondazhi, pasi u nënshkruan nga 450 mijë prindërit e tyre, u shndërruan në një peticion drejtuar sistemit arsimor, për të kërkuar metoda të reja disiplinimi dhe zhdukjen e dhunës ndaj fëmijëve në shkolla.



“Janë 450 mijë shqiptarë, që janë afërsisht një në 6 shqiptarë thonë me këtë peticion dhe në fakt, thërrasin: Stop dhunës në shkolla, stop dhunës ndaj fëmijëve. Këta janë 450 mijë shqiptarë nga të gjitha fushat e jetës, janë po aq familje shqiptare që kanë aktualisht një fëmijë në shkollë. 450 mijë prindër kanë nënshkruar njëlloj se ata nuk duan dhunë në shkolla, nuk duan dhunë në familje, se ata duan që fëmijët e tyre të rriten pa u goditur, pa u shtyrë, pa u shkulur kush veshin, pa u bërë presione dhe pa u poshtëruar” - thotë zoti Palm.

Studimi ka zbuluar që nxënësit meshkuj dhunohen më shumë se vajzat, dhe që dhuna psikologjike e verbale është në nivele më të larta se ajo fizike nëpr shkollat shqiptare.
Nxënësit që kanë raportuar dhunë ndaj tyre shprehen se ajo ka ndikuar fort në dëshirën e tyre për të mësuar dhe në dëshirën për të shkuar në shkollë, pra dhuna nxit kështu braktisjen e mësimit dhe uljen e rezultateve shkollore.

“Anketimi tregoi se ka ende shumë rrugë për të bërë, por kryesorja është që prindërit i mbështesin metodat e reja të disiplinimit pa dhunë të fëmijëve të tyre, sepse deri tani kupa është mbushur plot me dhunë” - thotë zoti Palm i UNICEF-it.

Në përgjithësi, sondazhi ka zbuluar një ulje të përqindjes së nxënësve që raportojnë incidente me dhunë fizike dhe psikologjike, megjithatë dukuria është shumë e përhapur dhe fryt i mendësive të vjetra të mësuesve që mendojë se vendosin autoritetin e tyre duke bërtitur dhe goditur mbi nxënësit.

Nxënësit që raportojnë akte dhune, tregojnë në sondazhe se nga kjo ata janë prekur emocionalisht, ndjehen të mërzitur, të zemëruar, të poshtëruar dhe ata vetë sillen tani keq ndaj të tjerëve në të njëjtën mënyrë si mësuesit.

Me ndihmën e UNICEF-it, arsimi shqiptar për zbatohen tani projektin e “Shkollës miqësore”, i cili shihet me skepticizëm nga mësuesit, por prindërit janë ata që besojnë besojnë më shumë në të, duke nxitur mësuesit, që të punojnë me metoda pedagjike moderne. Projekti i ri kërkon gjithashtu që edhe familja të afrohet më shumë si partner kyç për mbarëvajtjen e punës në shkolla.
XS
SM
MD
LG