Lidhje

Koncert në Nju Jork për viktimat e uraganit


Shumë nga emrat më të mëdhenj të botës muzikore morën pjesë në një koncert në Nju Jork për të ndihmuar viktimat e uraganit Sandy në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Këngëtari Bruce Springsteen nga Nju Xhersi hapi koncertin 12-12-12 në Madison Square Garden. Atij iu bashkua këngëtari tjetër nga Nju Xhersi Jon Bon Jovi për interpretimin e këngës së famshme të Springsteen "Born to Run".

Grupi The Rolling Stones njujorkezja Alicia Keys ishin gjithashtu mes interpretuesve të shfaqjes.

Gati 2 miliardë njerëz në mbarë botën e ndoqën koncertin përmes videove online, radios dhe televizionit.

Më shumë se 30 milion dollarë u grumbulluan nga shitja e biletave dhe sponsorizimet. Shikuesit u nxitën të dhuronin online ose duke dërguar mesazhe në një fondacion jo-fitimprurës të përfshirë në përpjekjet e mëkëmbjes.

Stuhia Sandy goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara në tetor duke vrarë më shumë se 100 persona dhe duke shkaktuar më shumë se 50 miliard dollarë dëme. Qindra banorë përgjatë zonave të bregut mbetën pa shtëpi ose pa energji elektrike për disa javë me rradhë.
XS
SM
MD
LG