Lidhje

Eurozona miraton fondet e ndihmës për Greqinë


Ministrat e financave të Eurozonës miratuan fondet e ndihmës për Greqinë, duke i dhënë fund shqetësimeve se vendi i zhytur në borxhe mund të falimentonte.

Ministrat miratuan pagesën prej 44 miliard dollarësh për Athinën sot pasi qeveria greke bleu mbrapsht 41 miliardë dollarë letra me vlerë nga investitorët privatë me një zbritje të lartë për të shkurtuar borxhin.

Kryeministri grek Antonis Samaras e cilësoi paketën e shpëtimit si një dëshmi të mëkëmbjes së Greqisë. Sakrifica e popullit grek tha ai, nuk do të shkojë kot.
XS
SM
MD
LG