Lidhje

Presidenti Obama shkon sot ne Njutaun


A Pakistani customer looks in a mirror before buying a pair of sunglasses from a roadside vendor in Islamabad.
A Pakistani customer looks in a mirror before buying a pair of sunglasses from a roadside vendor in Islamabad.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, shkon sot në Njutaun të Kënektikatit, në përpjekje për të qetësuar banorët e qytetit të tronditur nga tragjedia në shkollën fillore Sendi Huk që la të vrarë 20 fëmijë dhe 6 të rritur.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë dje thuhet se zoti Obama do të takohet me familjet e atyre që u vranë në shkollë dhe do të falenderojë ata që iu përgjegjën kësaj tragjedie. Në deklaratë thuhet se presidenti do të flasë në një ceremoni ndërfetare për familjet e viktimave dhe familjet e tjera të shkollës.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë u bë disa orë pasi policia e Kënektikatit bëri të ditur emrat e të vdekurve dhe iu lut gazetarëve të respektojnë privatësinë e familjeve të tyre. Lista përmban emrat e 12 vajzave dhe 8 djmeve, të gjithë të moshave 6 deri në 7 vjeç dhe nxënës të klasës së parë. 6 të riturit ishin gra.

Kryeksperi mjeksor i Kënektikatit, H. Wejn Karver tha se ai dhe stafi i tij punuan gjatë gjithë natës për të përfunduar raportin e kriminalistikës. Ai tha se të gjitha viktimat u vranë nga disa të shtëna me armë që ai e quajti “armë e gjatë” e që u identifikua më parë si pushkë Bushmaster AR-15.

“Sensibiliteti im mund të mos jetë ai i një njeriut të zakonshëm, por ky është ndoshta rasti më i rëndë që unë kam parë, por di gjithashtu se ky është rasti më i rëndë që ka parë edhe secili nga kolegët e mi”.

Sipas njoftimeve të mëparëshme dy revolverë gjysmë automatikë u gjetën pranë trupit të personit që hapi zjarr dhe arma ushtarake në makinën e tij. Zyrtarët thanë se personi i armatosur vdiq në skenën e ngjarjes pasi i ktheu armën vetes.

Më pare mendohet se ai kishte vrarë nënën e tij, Nancy Lanza, në një shtëpi të vogël ku banonin të tyre në një komunitet të pasur rreth 120 kilometra nga Nju Jorku.

Policia e Kënektikatit tha se disa armë sulmi u gjetën në skenën e ngjarjes. Të gjitha ishin të regjistruara në emër të nënës së tij, Nenci Lanza, që njihej si tifoze armësh dhe që zotëronte edhe disa të tjera.

Policia tha gjithashtu se gjatë hetimeve kanë mbledhur të dhëna se pse Lanza vuri në shënjestër pikërisht këtë shkollë, por iu shmang publikimit të hollësive. Vëllai i tij më i madh njoftohet se i tha policisë se Lanza vuante nga një formë autizmi apo çrregullim karakteri. Autopsitë e Lanzës dhe nënës së tij do të bëhen sot.
XS
SM
MD
LG