Lidhje

Egjipt: Akuza për shkelje të rënda në referendum


Grupe të të drejtave të Njeriut në Egjipt thonë se referendumi i djeshëm mbi kushtetutën re të vendit u karakterizua nga shkelje të mëdha dhe se për këtë arsye duhet të mbahet përsëri.

Koalicioni i shtatë grupeve bëri thirrje për përsëritjen e referendumit, ndërsa përkrahësit e grupit Vëllazëria Myslimane të presidentit Muhamed Morsi deklaruan fitore në votimimin e djeshëm, duke thënë se nga numërimi jo-zyrtar, del se 56 për qind e votuesve e kanë miratuar projektkushtetutën. Grupet e të drejtave një njeriut thanë se disa nga votuesit nuk u lejuan të votonin dhe se disa persona shërbyen në mënyrë të paligjshme si vëzhgues, në vend të ekspertëve juristë.

Figura e shquar e opozitës, Mohamed Al Baradei, iu bashkua kritiave në twitter, ku thonte se parregullsitë ishin flagrante dhe se pjesëmarrja në votime ishte e ulët. Por Grupi Vëllazëria Myslimane tha se në votime morën pjesë rreth një e treta e 26 milionë personave me të drejtë vote.

Raundi i parë i votimeve u mbajt në 10 nga 27 rajonet e Egjiptit, përfshirë qytetet kryesore, Kajron dhe Alexandrinë. Raundi i dytë mbahet të shtunën e ardhshme në provincat e tjera, shumica e të cilave janë rurale dhe me banorë të cilët kanë pikëmajte konservatore.

Disa vëzhgues presin që raundi i dytë të ketë më tepër përkrahës për kushtetutën, miratimi i së cilës kërkon një shumicë të thjeshtë. Koalicioni kryesor liberal i opozitës, Fronti Kombëtar i Shpëtimit, tha sot se nuk do t’i pranojë rezulatet jo-zyrtare të referendumit.
XS
SM
MD
LG