Lidhje

Policia e Kosovës: Zjarrvënie e qëllimshme në veri


Policia e Kosovës bëri të ditur se dy makina private janë djegur në veriun e banuar me shumicë serbe, si pasojë e zjarrvënies së qëllimshme nga persona ende të panjohur.

Incidentet kanë ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës në dy vende të ndryshme. Njëra nga makinat e djegura është pronë e njërit nga përfaqësuesit politik të serbëve në veri, Marko Jakshiç.

Policia tha se incidentet lanë parapa dëme materiale por pa pasoja në njerëz dhe se është ende herët të thuhet çfarëdo qoftë për rrethanat apo motivet e mundshme të tyre.

Marko Jakshiç, që është përfaqësues i Partisë Demokratike serbe, fajësoi shqiptarët për incidentin për shkak të siç tha, qëndrimeve të tij kundër pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG