Lidhje

Kim Jong Un bën thirrje për prodhimin e raketave më të avancuara


Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka bërë thirrje për prodhimin e raketave të reja më të avancuara, pas hedhjes me sukses të raketës me rreze të gjatë veprimi javën e kaluar.

Media shtetërore njoftoi sot se Kim Jong Un i bëri deklaratat në një banket të shtruar mbrëmë në Phenian.

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia si dhe një numër qeverish të tjera dënuan provat e javës së kaluar me raketë balistike, që ndalohen në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG