Lidhje

Përgatitjet për inaugurimin e presidentit Obama


Siç ndodh çdo katër vjet, Uashingtoni po pregatitet për ditën e inaugurimit të presidentit. Por inaugurimi i dytë i presidentit Barack Obama do të ketë një pjesmarrje më të vogël se sa inaugurimi i vitit 2008.

Një numër rekord prej 1.8 milion njerëzish u grumbulluan në Parkun Kombëtar të Uashingtonit në janar 2009, për të marrë pjesë në betimin historik të presidentit të parë afrikano-amerikan.

Betimi publik i zotit Obama këtë herë do të mbahet në 21 janar, një ditë pas nisjes së mandatit të tij të dytë si president.

Pjesmarrja në këtë inaugurim pritet të jetë më e vogël – parashikohet mes 600 mijë deri në 800 mijë njerëz.

Por, Gjeneral Majori i ushtrisë Errol Schwartz, komandant i 6 mijë ushtarëve të Gardës Kobëtare të cilët do të merren me masat e sigurisë, thotë se përgatitjet nuk kanë ndryshuar.

“Ndonëse pjesmarrja do të jetë më e vogël, ne po përgatitemi për çdo problem që mund të lindë papritur.”

Ngjarja e madhe që do të zhvillohet në Uashington do të jetë vërtetë e tillë.
Një komisioni i përbashkët i Kongresit ka shpenzuar 1.2 milion dollarë për platformën e Kapitolit, ku zoti Obama do të mbajë betimin dhe ku do të zhvillohet gjithë ceremonia.

Pas betimit, presidento mban një fjalim dhe merr pjesë në një drekë të organizuar nga Kongresi, dhe këtu përfundon puna e Komisionit për Inaugurimin e presidentit.

Ky komision menaxhon paradat dhe ngjarjet që kanë lidhje me ceremoninë.

Pjesmarrja e ushtrisë në ditën e Inaugurimit bashkërendohet nga një grup pune i përbashkët, i cili përfshin të gjitha seksionet e ushtrisë.

Disa mijëra ushtarakë do të marrin pjesë në ceremoni, mes tyre roje nderi, banda dhe njësi të kalorsisë.

Gjeneral majori Michael Linnington do të drejtojë këtë grup pune. Ai thotë se pjesmarrja e njerëzve me uniformë simbolizon kontrollin e civilëve në ushtri dhe transformimin paqësor të pushtetit:

“Ky është një simbol i forcës tonë dhe demokracisë tonë, dhe mendoj se është një ngjarje e rëndësishme e cila duhet të organizohet siç duhet, pasi e ndjek gjithë bota”.

Për të parë nëse aspektet ushtarake janë në standartet e duhura, grupi i përbashkët i punës ka ndërtuar një hartë gjigande të Uashingtonit.

Oficerët po përdorin modelin e kryeqytetit amerikan për të punuar me logjistikën, si përshembull për të zhvendosur qindra mijëra njerëz gjatë hyrjes e daljes nga qyteti, dhe se si të sigurohet presidenti dhe cilido person tjetër gjatë ceremonisë së inaugurimit.
XS
SM
MD
LG