Lidhje

ÇEZ urdhërohet të sigurojë furnizimin gjatë festave


Në Shqipëri ministria e Ekonomisë i bëri sot thirrje kompanisë Çez e cila kontrollon sistemin e shpërndarjes së energjisë që të marrë masat për një furnizim të rregullt gjatë festave të fund vitit.

Ministria tha se qeveria ka siguruar blerjen e nevojshme të energjisë për këtë periudhë por dhe për muajt në vazhdim, duke saktësuar se ndërprerjet e ditëve të fundit janë shkaktuar nga kompania Cez, e cila sipas zëvendësministrit Enno Bozdo, problematikën e rëndë të brendshme të saj e ka transmetuar tek konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë.

Autoritetet shqiptare janë prej kohësh në një konflikt të hapur me kompaninë ceke. Kjo e fundit ka deklaruar se ka nxjerrë në shitje paketën e saj prej 76 përqind të aksioneve, ndërsa Enti rregullator pritet të vendosë së shpejt për heqjen e licencës ndaj Cez. Kompania akuzohet nga autoritetet se ka shkelur termat e kontratës, ndërsa Cez fajëson palën shqiptare për rëndimin e gjendjes së saj financiare.
XS
SM
MD
LG