Lidhje

Irak: Protestat shndërrohen në kaos


Rojet personale të zëvendës-kryeministrit Saleh al-Mutlaq hapën zjarr, duke plagosur 2 vetë

Përpjekjet e zëvendës-kryeministrit irakian për të qetësuar protestat anti-qeveritare në perëndim të vendit kanë përfunduar me kaos. Rojet personale të zëvendës-kryeministrit Saleh al-Mutlaq suni hapën zjarr duke plagosur 2 vetë, ndërsa protestuesit përpiqeshin të sulmonin zyrtarin e lartë irakian.

Incidenti ndodhi sot pranë qytetit Ramadi, ku mijëra irakianë të pakicës suni ishin mbledhur për protesta prej një jave. Protestuesit kundërshtojnë masat që i konsiderojnë si diskriminim nga qeveria e kryeministrit Nuri al-Maliki, që i përket shumicës shiite. Protestuesit bllokuan edhe një rrugë të rëndësishme.
XS
SM
MD
LG