Lidhje

Luftime në periferi të Damaskut


Në Siri, trupat e qeverisë dhe forcat kryengritëse zhvilluan sot luftime në periferi të Damaskut dhe në afërsi të qytetit Aleppo.

Trupat e qeverië bombarduan me avionë lagjet lindore të kryeqytetit dhe zonat që mbahen nga kryengritësit në Aleppo, qendër tregtare e vendit.

Autoritetet njoftuan mbylljen e aeroportit të Aleppos për shkak të sulmeve të kryengritësve. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani njoftoi për luftime të ashpra rreth një baze të ushtrisë siriane, pjesë e forcës për mbrojtjen e aeroportit.

Aktivistët anti-qeveritarë gjithashtu njoftuan për luftime të ashpra në periferinë Daraya të Damaskut, avionët sirianë bënë bombardime. Mediat e kontrolluara nga qeveria thanë se në Daraya dhe zonat përreth trupat vranë "me dhjetëra terroristë", sic i quajtën ato.

Kryengritësit sirianë janë duke u përpjekur për të larguar presidentin Bashar al-Asad. Aktivistët thonë se 45.000 njerëz janë vrarë në konfliktin që filloi me protesta paqësore anti-qeveritare në mars 2011.
XS
SM
MD
LG