Lidhje

Rebelët në Siri sulmojnë aeroportin ushtarak


Aktivistët e opozitës thanë se rebelët në Siri kanë ndërmarr një tjetër sulm në afërsi të aeroportit ushtarak Taftanaz, në një përpjekje për të dobësuar forcën ajrore të qeverisë.

Grupi Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se rebelët luftuan me ushtarët pranë bazës në provincën veriore Idlib.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se forcat e sigurisë "konfrontuan me forcë" një atentat nga "terroristët", pranë bazës ushtarake.

Një sulm i ngjashëm, të martën i detyroi zyrtarët të mbyllin aeroportin në Aleppo.
XS
SM
MD
LG