Lidhje

Shtetësia ruse për Depardjë ngjall habi në Paris


Kremlini bëri të ditur se aktori i njohur u largua nga vendi i tij për t’ju shmangur rritjes së taksave për të pasurit

Vendimi i Presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë shtetësinë aktorit francez Zherar Depardjë u prit me habi në rrugët e Parisit.

Aktori i njohur u largua nga vendi i tij për t’ju shmangur rritjes së taksave për të pasurit, bëri të ditur . Në Francë, disa njerëz thanë se nuk e kuptonin vendimin e aktorit për t’u kthyer në shtetas rus.

Njoftimi i Kremlinit lë të kuptohet se kërkesa për të marrë shtetësinë ruse ishte bërë nga vetë 63-vjeçari Depardjë.

Muajin e kaluar, Këshilli Kushtetues i Francës e bllokoi vendimin për të rritur taksat mbi të pasurit deri në masën 75 përqind, megjithëse presidenti François Hollande ka thënë se do të propozojë një variant të ri të ligjit për supertaksën.

Fjala është për të pasurit që fitojnë më shumë se 1 milion euro në vit.
XS
SM
MD
LG