Lidhje

Opozita: Forcat siriane, bombardime pranë Damaskut


Aktivistët e opozitës thanë se avionët luftarakë në Siri bombarduan objektiva pranë Damaskut sot, një ditë pasi një shpërthim në kryeqytet la të paktën 9 të vdekur. Media shtetërore transmetoi video të sulmit të djeshëm në një benzinatë në kryeqytet.

Mërgimtarët sirianë jashtë vendit thonë se forcat qeveritare po bombardojnë sot zonat përreth kryeqytetit.

Siria është mbërthyer nga konflikti mes rebelëve dhe qeverisë Asad për më shumë se një vit e gjysmë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, numri i viktimave të konfliktit nga lufta civile siriane ka arritur në 60 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG