Lidhje

Spanjë: Grevë në transportin publik


Sot në Madrid punonjësit e transportit publik vazhduan një grevë e të nisur dje, pjesërisht për shkak të eliminimit të pagës shtesë për Krishtlindje, si dhe për shkak të uljes së pagave të tyre.

Ky ishte një vendim i qeverisë, që u mor korrikun e kaluar. Ndërkohë që pagat e punonjësve të transportit u ulën, çmimi i biletave të metrosë u rrit 30 për qind vitin e kaluar. Greva ka shkaktuar vonesa të mëdha në lëvizjen e trenave ndërsa në Spanjë është duke u zhvilluar Festivali mjaft popullor i Tre Mbretërve.

Vonesa të mëdha pati edhe në prag të Vitit të Ri, kur sindikata e punonjësve të transportit organizoi një tjetër grevë, si kundërshtim ndaj masava të ashpëra ekonomike që i duhet të zbatojë qeverisë spanjolle për të pakësuar borxhin me vlerën e 145 miliardë Eurove.
XS
SM
MD
LG