Lidhje

Betejë e re për tavanin e borxhit


Ligjvënësit amerikanë po paraqesin qëndrimet e tyre në prag të një tjetër beteje politike mbi problemet buxhetore të vendit.

Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell, paralajmëroi sot se partia e tij nuk do të konsiderojë rritje të mëtejshme të taksave, duke u shprehur në një emision të rrjetit televiziv ABC se "çështja e taksave ka përfunduar."

Ai tha se Presidenti Obama dhe ligjvënësit tani duhet të përqëndrohen tek shkurtimi i shpenzimeve qeveritare, duke e quajtur "varësinë ndaj shpenzimeve” të Uashingtonit problemin më të madh të vendit.

Por udhëheqësja demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve tha se ligjvënësit duhet të rrisin më tepër të ardhurat.

Kryetarja e pakicës demokrate në Dhomën e Ulët të Kongresit, Nancy Pelosi, tha për rrjetin televiziv CBS se diskutimet rreth taksave nuk mund të përjashtohen. Ajo shtoi se ligjvënësit duhet t’i japin fund lehtësimeve fiskale për grupet e interesit dhe industritë që nuk kanë nevojë për to.
XS
SM
MD
LG